Në këtë shërbim bëjnë pjesë të gjitha intervenimet kirurgjike si nxjerrja e dhëmbit, nxjerrja e dhëmbit të impaktuar, përmirësimi i mishit të dhëmbëve- gingivektomia, ngritja e sinusit si dhe Implantologjia.
Cka janë implantet?
Një implant dentar është një pajisje e ngjashme me vidë që vepron si bazë që në të të vendoset një dhëmb artificial. Për ta kuptuar më mirë këtë, mendoni për ndonjë dhëmb të vetëm në gojën tuaj. Ka një kurorë të bërë me smalt, një pjesë të brendshme dhe një rrënjë që fikson dhëmbin në kockën e nofullës. Një implant dentar është një formë artificiale e kësaj rrënjë.
Implantet dentare janë të përhershme. Ata nuk kanë nevojë të pastrohen ose të nxirren për zëvendësim. Pasi të futen, implantet bëhen pjesë e gojës suaj.